Policia e Kosovës konfrimon therjen me thikë në Prishtinë

18.11.2020 23:42:26

“Rreth orës 17:00 është raportuar një rasti Lëndim trupor ( therje me thikë) në një autobus, i cili ndodhej në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ka bërë të ditur për Indeksonline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin.