Policia e Kosovës liron serbin e arrestuar për krime lufte

25.02.2017 17:40:46

Serbi i Kosovës, Dran Stojanoviq nga Ranillugu i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për krime lufte, është liruar nga paraburgimi këtë pasdite.

Stojanoviq ka thënë se ai ishte arrestuar gabimisht, pasi po kërkohej një person me të njëjtin emër, transmeton lajmi.net

Dran Stojanoviq ishte arrestuar gjatë orëve të paradites nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kishte kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.