Policia e Kosovës me armë sikur SWAT (Video)

12.10.2016 20:53:27
Armë të ngjashme me të policisë amerikane, por të modelit të fundit do të kenë edhe njësitet elite të Policisë së Kosovës.

Sa i përket këtyre armëve të gjata të prodhuesit amerikan SIG SAUER, kosovarët nuk do të mbesin mbrapa as disa njësiteve speciale ushtarake në botë.

Për këto armë, maksimumi i të cilave mund të arrij deri në 300 copë,  Policia e Kosovës do të paguaj 692 mijë euro kompanisë “reload, e cila do të bëjë importin e tyre.

Në fakt policia vitin e kaluar kishte ndarë 630 mijë euro për këtë punë. Mirëpo për shkak të lëvizjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar të armëve është arritur marrëveshja edhe për 60 mijë euro shtesë.

Kontingjenti i parë i këtyre armëve të sofistikuara pritet të vijë në muajin mars, por kjo varet nga leja që lëshon State Departamenti amerikan për eksportin e armëve.

Këto armë të gjata zjarri të standardit të NATO-s dhe disa pajisje të tjera të cilat modifikohen për qëllime të veçanta të policisë do të përdoren nga Njësitë Speciale të Policisë dhe Policia Kufitare.