Policia e Kosovës për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit: Posedojmë informacion se një kosovar është vrarë në Siri

08.06.2017 13:13:15

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, është vrarë gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.

Po sipas medieve kosovare, të thirrura në burime të veta brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me Muhaxherin mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit i vrarë në shkurt të këtij viti.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë thënë se posedojnë informacion për vrasjen e një kosovari në Siri, i cili është nga Kosova.

Gjithsesi ata nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse i vrari është Lavdrim Muhaxhiri.

“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo referuar situatës ne Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani,