Policia e Kosovës rikonfirmon: Lavdrim Muhaxheri nuk ndodhet në Kosovë

04.01.2017 16:39:38

Policia e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave ndërkombëtare se kosovari Lavdrim Muhaxheri, pjesë e organizatës terroriste ISIS, është kthyer në Kosovë së bashku më disa ushtarë  tjerë.

Por, Policia e Kosovës e pyetur nga lajmi.net nëse ky grup së bashku me Lavdrim Muhaxheri kanë hyrë në Kosovë, kanë thënë se bazë të informacioneve që kanë Muhaxhiri nuk ndodhet brenda territorit të vendit.

“Sa i përket shqetësimit (pyetjes) tuaj, ne u konfirmojmë se i apostrofuari nga ana juaj nuk ndodhet në Kosovë, këtë e themi mbështetur në të dhënat që kanë institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në pergjigjejen e Policisë së Kosovës, për lajmi.net.

Ndryshe mendiat ndërkombëtar ditë më parë  kanë  raportuar se Muhaxheri  së bashku më 400 luftëtarët e tij  më të besuar kanë braktisur zonat e luftës në Siri.

Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë.