Policia e Kosovës: S’është raportuar asnjë problem në zgjedhjet serbe

02.04.2017 12:32:42
Në disa vendvotime në Kosovë, qytetarët serbë kanë filluar që ta dhedhin votën e tyre për ndonjërin nga kandidatët për president të Serbisë.

Sipas Policisë së Kosovës, deri tash në këtë proces, nuk ka pasur ndonjë incident specifik

“…është një ditë e qetë. Nuk ka asnjë incidente as ndonjë problem të shkaktuar deri më tash. Është shumë qetë”, ka thënë për Gazetën Express zv/drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ndërkohë që zyrtarët e misionit të OSBE-së në Kosovë konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se të gjitha qendrat për grumbullimin e votave për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, janë hapur me kohë dhe pa probleme.

Ata thanë se në Kosovë janë hapur në 20 lokacione – 4 qendra dhe 16 degë – ku do të zhvillohet procesi votimit. Qendrat për grumbullimin e votave janë hapur në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Shtërpcë dhe Graçanicë.