Policia e Matit zbulon 3600 bimë narkotike

06.09.2016 19:15:31

Pas një kontrolli në zona të pyllëzuara, policia e Matit ka zbuluar 3 600 bimë narkotike, por pa mundur të arrestojë asnjë përgjegjës për mbjelljen e tyre.

Droga po kultivohej në vendin e quajtur “Shkalla e Bardhë”, njësia Administrative Baz, në parcela të hapura rishtas bimë narkotike.

Nga këqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 3600, bimë të dyshuara narkotike “Cannabis Sattiva”.

 

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale.