Policia e Skocisë lejon veshjen e hixhabit si pjesë e uniformes së saj policore

23.08.2016 18:54:45

Forca territoriale policore e Skocisë “ Police Scotland” ka njoftuar sot se gratë nga komunitetet myslimane tani mund të veshin hixhabin si pjesë e uniformës së tyre.

Kjo është pjesë e një përpjekje për t’i nxitur gratë myslimane që të konsiderojnë ndjekjen e një karriere në forcën e saj policore, shkruan BBC.

Oficerët dhe stafi policor gjithmonë e kanë pasur mundësinë për të veshur shami fetare por njoftimi i sotëm ratifikon përdorimin e hixhabit në polici.

Shefi i policisë, Phil Gormley, ka thënë se forca policore duhet të jetë përfaqësuese e komuniteteve që u shërben, përcjell Express.

Ky vendim vjen 10 vite pasi Policia Metropolitane në Londër aprovoi uniformen hixhab.

“Shpresoj se kjo shtesë në opsionet e uniformës tonë do të kontribuojë që stafi jonë të përzihet me shumë më shumëllojshmëri dhe të shtojë shkathtësi jetësore, përvoja dhe cilësi personale që oficerët dhe stafi jonë sjellin në ruajtjen e komuniteteve në Skoci,” shtoi ai.

2

3

4