Policia franceze në kërkim të azil-kërkuesit i cili dyshohet se do të organizojë sulm terrorist në Paris (Foto)

04.08.2016 20:17:29

Shefat e sigurisë në Francë kanë dalë në kërkim të një azil kërkuesi nga Afganistani, shkruan Daily Mail.

Hetuesit frikësohen se ai mund të organizojë një sulm terrorist në qytetin e Parisit.

2

Njeriu emri i të cilit nuk dihet ende, është raportuar se gjendet në Francë dy muajt e fundit.

Ky dyshim vjen si pasojë e dy sulmeve të fundit të ndodhura në Francë, transmeton KosovaPress. Vendi është në një gjendje alarmante që nga dita kur militantët e armatosur dhe vetëvrasës vranë 130 njerëz në Paris në nëntor.