Policia franceze qëllon për vdekje një grua dhe arreston dy të tjera pr terrorizëm

09.09.2016 13:28:21

Një grua e dyshuar si terroriste është qëlluar për vdekje nga policia franceze mbrëmjen e së enjtes, ndërsa dy të tjera janë arrestuar.

Mediat franceze raportojnë se ato po planifikonin një sulm terrorist para se forcat t’i kapnin në Boussy-Saint-Antoine, në jug të Parisit. Dyshohet se viktima dhe dy femrat e arrestuara kanë pasur lidhje me makinën e gjetur fundjavën e kaluar e parkuar pranë Katedrales së Notre-Dame, mjeti tip “Peugeot 607”,  pa targa, ishte e mbushur me bombola gazi.

Pasi ishte gjetur makina, policia ishte vënë në lëvizje duke u vënë në gjurmët e tre femrave, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.

Sapo forcat e policisë i janë afruar treshes, njëra prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur një efektiv, kolegët e këtij të fundit kanë reaguar duke e qëlluar me armë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse