Policia gjermane gjen një flamur të ISIS-it në hekurudhën e Berlinit

25.12.2018 20:08:16

Policia gjermane ka njoftuar se e ka gjetur një flamur të grupit terrorist, ISIS, në binarët e një hekurudhe në Berlin. Dyshohet se në atë vend ishte planifikuar të kryhet një sulm, ndërsa prokurorët janë duke i hetuar motivet e këtij rasti.

Ende nuk është vërtetuar se a është lënë flamuri i gjetur nga të njëjtit njerëz të cilët e kishin dëmtuar telin që kalon mbi hekurudhë.

“Që nga fillimi i hetimeve, janë gjetur disa dëshmi”, tha policia, duke shtuar se në hekurudhë kanë gjetur edhe tel të cilit i ishte hequr mbështjellësi i gomës.

Policia u informua për incidentin nga kompania e hekurudhave “Deutsche Bahn”, ndërsa ky incident shkaktoi bllokim të përkohshëm të udhëtimit me trena.

Një rast i ngjashëm i dëmtimit të hekurudhave ishte shënuar edhe në tetor të këtij vitit në rajonin e Bavarisë, shkruan “Reuters”,