Policia gjermane: Ndaloni publikimin e fotografive të viktimave

23.07.2016 07:03:35

Policia në Mynih të Gjermanisë ka kërkuar nga të gjithë personat që janë duke publikuar fotografi të viktimave të ndalojnë këtë gjë.

“Për të gjithë që publikojnë fotografi të viktimave: Ndaloni atë! Këni respekt për të gjitha përjetimet e familjeve”, kanë shkruar policia në Twitter.

Ndërsa pritet që së shpejti të fillojë edhe konferenca e paralajmëruar nga ana e tyre për media.