Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë

23.01.2019 22:49:52

Policia e Kosovës në këto momente është duke zhvilluar një aksion te lokalet në kompleksin “Lesna” në Prishtinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë është në proces të realizimit të një operacioni policor për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se pperacioni policor po realizohet bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë respektivisht gjykatës kompetente.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë e mbështetur edhe nga njësitet tjera relevante policore, në këto qaste është në proces të realizimit të një operacioni policor për identifikimin e personave të dyshuar të përfshire në veprime të kundërligjshme”, ka thënë Hoxha.

Hoxha po ashtu ka thënë se për detaje apo informacione tjera do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor.