Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

19.11.2017 23:12:04

Pas plagosjes së një personi sot në Prishtinë, policia po i heton rrethanat e rastit.

Policia është duke ndërmarrë veprime për ndriçimin e rrethanave të plagosjes së një personi mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës tregoi për KALLXO.com se informatën për këtë plagosje forcat e rendit e morën në orën 19 e 45 minuta të ditës së sotme.

“Deri më tani është konfirmuar një person i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Borovci.