Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

20.09.2017 18:58:00

Një përleshje  ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman në QKUK.

Policia thotë se njëri prej tyre është plagosur me mjet te mprehtë kurse tjetri nga goditja në kokë.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Në rrugën ‘B’ rreth orës 17:00 ka ndodhur një përleshje ku janë lënduar dy persona, të cilët me pas janë dërguar për tretman në QKUK. Policia është duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti për