Policia jep detaje për vdekjen e policit në Pejë

21.09.2016 16:06:30

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje nga vdekja e pjesëtarit të policisë në rajonin e Pejës.

Policia me anë të një komunikate njofton se mbrëmë kanë gjetur pa shenja jete pjesëtarin  PK-së

“ Më datë 20.09.2016 ne orët e vona të mbrëmjes Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull K- Shqiptar, pjesëtar i PK-ës.”

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Rasti është klasifikuar si ‘ Hetim i vdekjes ’.” thuhet në komunikatë.

Mësohet se me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.