Policia jep detaje për vrasjen e 57 vjeçares mbrëmë në Prishtinë

22.12.2016 10:51:32

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e ngjarjes së mbrëmshme në Prishtinë, ku për pasojë një grua është vrarë dhe një mashkull është plagosur.

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e ngjarjes së mbrëmshme në Prishtinë, ku për pasojë një grua është vrarë dhe një mashkull është plagosur.

Sipas policisë, e ndjera me inicialet M. G, 57 vjeç, shtetase kosovare, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

Ndërsa i plagosuri Xh.H, 47 vjeç, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë ngjarje policia me urdhër të Prokurorit të shtetit, ka dërguar në qendrën e mbajtjes, një person të dyshuar:

Bëhet fjalë për R. G, 62 vjeç, mashkull, shtetas kosovar.

Të njëjtit nga ana e policisë i është konfiskuar një armë e tipit CZ, e kalibrit 7.65mm (që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë), si dhe një karikator i zbrazët.

Aktualisht hetuesit policorë, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë.