Policia jep detaje të reja për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit

04.05.2020 10:09:50

Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në ora 17:20 në Qendrën e Konvikteve në Prishtinë, një person ka vdekur.

Sipas njoftimit, për shkak të lëndimeve trupore të papërballueshme që ka marrë 26-vjeçari, dyshohet se ka rënë nga një lartësi e konviktit.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e tij”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Policia vdekjen e 26-vjeçarit, Agon Musliu është duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë.