Policia jep sqarime për tentim vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

13.04.2017 10:12:27

Policia e Kosovës sqaron lidhur me rastin e mbrëmshëm në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se për arsye të panjohura punëtori i një lokali i dyshuari, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Predhat e shkrepura kanë goditur  një lokal tjetër, me ç’rast është thyer xhami i lokalit dhe nga thyerja e tij lëndime trupore ka pësuar viktima”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja, një fishek i kalibrit të vogël dhe një predhë.

Ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.