Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit që plagosi vëllain e Rexhep Selimit

20.01.2018 13:55:42
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar një person lidhur me plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Komoran të Drenasit.

Policia këtë rast e ka cilësuar si tentim vrasje.

Nga ky rast është plagosur Islam Selimi  vëllai i deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi, ndërsa që atë e ka plagosur Xhevat Nuha.

“Është arrestuar  dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rasti. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.