Policia konfirmon: Sulmuesi i Munichut nuk kishte lidhje me ISIS-in

23.07.2016 10:30:19

Policia e Munichut ka konfirmuar se sulmuesi gjerman me prejardhje nga Irani, ka vetvrarë veten.

Sipas policisë gjermane në konferencën për shtyp që po mbahet në këto momente, sulmuesi i Munichut nuk kishte asnjë lidhje me shtetin Islamik që ka kryer disa sulme kohëve të fundit (ISIS).

Një hetues gjerman para gazetarëve ka treguar përafërsisht motivin e sulmit.

“Nuk është gjetur asnjë lidhje me ISIS-in. Sulmuesi më parë është interesuar për sulme të tilla të armatosura”, ka thënë hetuesi i Munichut.

Vet ISIS-i më parë ka dalë me deklaratë duke mos marrë përgjegjësinë për sulmin, por duke shprehur mirë se ardhje që ai ndodhi.