Policia me aksionin për lirimin e pronave të uzurpuara

Policia me aksionin për lirimin e pronave të uzurpuara

07.12.2016 10:09:45

Njësia e Hetimeve Kundër Krimit Ekonomik të Policisë së Kosovës po zhvillon një aksion të gjerë policor në lokacione të ndryshme të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për “Rtklive ” se aksioni ka pasur për fokus bastisjen e lokacioneve të personave të dyshuar që dyshohen për vepra penale për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “uzurpim të paligjshëm të pronës”.

Sipas tij, operacioni policor është në proces dhe pas përfundimit do të japën detaje tjera shtesë.

Ndryshe, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është duke vazhduar ende.