Policia meksikane përdor rëntgenin me rreze X, për të kapur emigrantët e fshehur në kamionë

10.07.2019 20:15:47

Policia kufitare e Meksikës ka arritur që me ndihmën e rëntgenit në pikat kontrolluese në Zakatekas, të zbulojë 51 emigrantë ilegal nga Amerika Qendrore.

Emigrantët ishin fshehur në pjesë të ndryshme brenda një kamioni. Ata ishin nga Guatemala, Hondurasi, El Salvadori, Ekuadori dhe Nikaragua ku pas intervenimit të autoriteteve meksikane gjenden në paraburgim.

Policia kufitare gjithashtu ka arritur të zbulojë edhe 228 emigrantë tjerë gjatë një kontrolli rutinor të një kamioni tjetër, ku shoferi shtirej kinse po transportonte pije alkoolike.

Kujtojmë që Meksika pas arritjes së marrëveshjes me presidentin amerikan Donald Trump, ka shtuar njësitë patrulluese në gjithë vendin për të parandaluar emigracionin ilegal në SHBA