Policia: Mund të kenë ndërlidhje sulmi ndaj Kuvendit dhe RTK-së

23.08.2016 22:23:47

Mbrëmjen e së hënës është sulmuar me granatë objekti i Radio Televizionit të Kosovës, ndërkaq ende nuk ka të arrestuar.

Një sulm tjetër mbi institucionet publike ka ndodhur më 4 gusht të këtij viti, ku u sulmua me predha antitank objekti i Kuvendit të Kosovës.

Edhe për këtë rast nuk ka të arrestuar, derisa për të dyja rastet policia ka thënë se është duke i zhvilluar hetimet.

Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës në një intervistë në televizionin publik, ka thënë se sulmi në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe ai ndaj RTK-së, mund të ketë një ndërlidhje, megjithëse thotë se nuk është i sigurt.

Kelani tha se për momentin nuk mund të thotë asgjë, pasi duhet pritur rezultatet finale të hetimeve, por se sipas një emaili mund të thuhet se ka një ndërlidhje.