Policia ndalon një veturë me shenja të paautorizuara me mbishkrimin “Police”(Foto)

11.08.2016 16:21:41

Policia e Kosovës, me datën 10 gusht, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare, në rajonin e Pejës ka ndaluar një veture të tipit “Mercedes”, me targa të huaja, por në dyert e para anësore të të cilit gjendej mbishkrimi “Police” si dhe numri (9-1-1) RESPONSE, në pjesën anësore mbrapa.

Pas ndërmarrjes së veprimeve policore dhe konsultimeve me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në pajtim me ligjin në fuqi, respektivisht sipas kodit penal të RKS-së, për procedim të rregullt sipas ligjit.

Policia e Kosovës informon të gjithë qytetarët apo personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe i këshillon ata që të kenë parasysh që pavarësisht se veprime të tilla mund të jenë të lejuara në shtetet nga ata vijnë, duhet të jenë të vetëdijshëm që me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duhet të respektojnë ligjet e aplikueshme që janë në fuqi, përndryshe masa ligjore do të aplikohen për çdo shkelje të raportuar.