Policia padit penalisht pronarin e qenve që sulmuan fëmijën katërvjeçarë nga Baçishta...

Policia padit penalisht pronarin e qenve që sulmuan fëmijën katërvjeçarë nga Baçishta e Kërçovës

24.03.2017 15:55:09

Policia ka ngritur padi penale për SH.B (49) nga Baçishta e Kërçovës, qentë e të cilit sulmuan javën e kaluar një fëmijë 4 vjeçarë, i cili nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve

Padia është ngritur për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale ”vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në lidhje me ”shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti ndodhi më 16 mars, kur SH.B i ka lëshuar qentë që të lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në afërsi të fshatit të tij, bashkë me dhentë. Qentë e kanë sulmuar fëmijën 4 vjeçarë, i cili nuk u mbijetoi plagëve, dhe më vdiq më 19 mars të këtij viti