Policia patrullon në sheshet e Prishtinës (Foto)

02.08.2016 23:36:24

Pas një incidenti të ndodhur ditë me parë në sheshin ’Zahir Pajaziti’ Prishtinë, ku u gjuajt me armë në festivalin e birrës “Beer Fest” i cili organizohet çdo vit, Policia e Kosovës ka filluar të patrullojë.

Në disa foto të siguruar nga Magazina.al, ata janë parë në këtë pjesë të qytetit duke patrulluar me armë të gjatë.

Me saktësisht më datë 29.07.2016 rreth orës 22;55 është raportuar se në Sheshin ,’Zahir Pajaziti’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë.

Si pasoje e panikut të shkaktuar edhe disa persona tjerë gjithashtu kanë kërkuar ndihmë në QKUK, për shqetësimet apo lëndimet nga turma.