Policia: Pesë persona të arrestuar për fajde, dy në arrati

20.12.2018 16:51:49

Policia e Kosovës gjatë një konference për media ka dhënë detaje për operacionet e zhvilluar në 11 lokacione, ku edhe janë arrestuar 5 persona

Nënkoloneli, Rexhep Fetahu ka thënë se gjatë një operacioni të zhvilluar në 11 lokacione janë arrestuar 5 persona, ndërsa 2 persona të tjerë gjenden në arrati, raporton lajmi.net.

Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar para, loptop, dhe mjete të tjera që janë kryer veprat penale.

“Operacioni është zhvilluar në 11 lokacione janë arrestuar 5 të dyshuar, dy prej tyre janë në kërkim. Janë konfiskuar para, loptop dhe mjete të tjera që janë kryer veprat penale. Kemi 12 fishek, 4 shtëpiza kompjuteri, gjithash janë skestruar edhe dokumente tjera. Të dyshuarit janë ndalur për 48 orë, ku do të vazhdohet me hetimet”, ka thënë Fetahu.