Policia publikon fotografi të atentatorit të Mançesterit, pak çaste para sulmit (Foto)

28.05.2017 09:32:41

Disa imazhe në të cilat shihet autori i sulmit të Arenës së Mançester, Salman Abedi, ku mbeten të vdekur 22 persona, janë publikuar nga policia britanike.

 

Janë bastisur 14 lokacionet të ndryshme, përderisa 13 persona janë arrestuar nën dyshimin që janë marrë me aktivitete terroriste.

Sipas policisë identiteti i Abedi është bërë i ditur vetëm disa orë pas sulmit të së hënës.

Ndërsa niveli kërcënimeve terroriste është ulur nga ai kritik në atë të rëndë, pas aktivitetit të vazhdueshëm të policisë në 24 orët e fundit.