Policia reagon pas arratisjes së Fjolla Morinës

21.01.2021 10:29:37

Policia njofton zyrtarisht së këngëtarja Fjolla Morina është arratisur. 34-vjeçarja është shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi nuk është gjetur në banesën ku po vuante dënimin.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, të  caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”, njofton policia.