Policia shoqëron vëzhguesin e partisë për 5 Euro

11.06.2017 19:03:20

Policia e Kosovës e ka shoqëruar një përfaqësues të një partie politike në një qendër votimi pasi i njëjti kishte pranuar 5 euro nga një person i panjohur.

 

Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit, ka thënë se personi është shoqëruar në Polici.

Në Qendrën e Votimit në Reshtan me numër 2415/A të Suharekës një person i panjohur ia ka dhënë 5 euro një vëzhguesi të partisë. I njëjti është shoqëruar në Policinë e Suharekës”, tha Shala për Kallxo.com.

Mediat kanë raportuar gjatë ditës për disa shkelje që janë bërë në zgjedhjet e përgjithshme.