Policia speciale në Veri për vizitën e Vuçiqit në Mitrovicë

20.01.2018 12:02:50

Mjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur drejt bazës në Mitrovicë para vizitës së Vuçiqit.

Njësitë speciale të policisë nga Prishtina janë nisur drejt Mitrovicës për të ofruar siguri.

Zëdhënësi i Policisë  Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se autoritetet e rendit në Kosovës kanë ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë në Mitrovicë.

Ndryshe, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë sot e nesër në Kosovë, disa ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit