Policia vazhdon me suksese, anti-droga asgjëson bimë narkotike në kufi me Serbinë (Video)

07.08.2016 19:54:04

Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës është duke treguar suksese të mëdha në asgjësimin e lëndëve narkotike. Në vazhdën e luftimit të kësaj dukurie, ky njësit ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivisht në fshatin Keqekollë ku edhe ka bërë asgjësimin e 130 bimëve narkotike.

Poashtu, anti-droga pas një pune operativo-hetimore si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në teren ka bastisur shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar në qytetin e Pejës.

Gjatë bastisjes brenda shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit ujitjes etj. Bastisja ka rezultuar edhe me gjetjen edhe një revolje.

Vlen të theksohet se ky Njësit ka marrë lëvdata edhe nga ndërkombëtarët për suksese në luftimin e dukurive negative që ndodhin në Kosovë.