Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm

24.10.2016 12:58:19

Policia e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm tek qytetarët sa i përket korrupsionit.

Kështu  ka dalë nga një raport që ka bërë UNDP lidhur me korrupsionin.

UNDP publikoi sot raportin ”Pulsi Publik për korrupsionin” ku u tha se bazuar në anketimet e 1300 qytetarëve 58 për qind mendojnë se korrupsioni është rritur në 12 muajt e fundit, 12 për qind mendojnë se është zvogëluar.

Shumica e të anketuarve mendojnë se institucionet më të korruptuara janë ato të nivelit qendror, pastaj të nivelit lokal.