Policia vihet në kërkim të skiatorit që shkaktoi ortekun e borës në Zvicër, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

27.12.2019 23:26:18

Kanë filluar kërkimet për shumë skiatorë të ngujuar nën borë, pasi katër ortekë ndodhën në zonat e skijimit në Austri dhe Zvicër. Policia tashmë ka filluar të kërkoj skiatorin që është filmuar, që sipas gjitha gjasave ka shkaktuar ortekun e parë.

Ski resorti Ankogel në Austri është goditur nga tre ortekë, derisa resorti tjetër Andermat në Zvicër është goditur nga një ortek.

Dy persona që kishin pësuar lëndime të lehta trupore janë shpëtuar në Andermat, kurse në terren kanë dalë më shumë se 60 persona të ekipeve të shpëtimit, por në operacion të kërkim shpëtimit kanë angazhuar edhe qentë si dhe shumë helikopterë.

“Raportohet për shumë persona të ngujuar nën borë”, ka deklaruar shefi i policisë zvicerane Reto Fister, duke shtuar se bëhet fjalë për një ortek shumë të madh.

Ende nuk dihet se çfarë saktësisht shkaktoi ortekun në Zvicër, por blick.ch, raporton që policia është vënë pas një skiatori që është filmuar para ortekut derisa bora po mbulonte skiatorët tjerë që kishin ngecur pas tij.