Politika dhe mediet: goditje kryeministrit Mustafa, minimizim të meritave të tij për vendimet dhe qeverisjen e vendit, kopjim dhe vjedhje të arritjeve pozitive për vendin

14.01.2017 21:00:07

Nga Rexhep Kastrati

Treni i Serbisë, i “dekoruar” me afreska, me ikonografi dhe me lloj-lloj mbishkrimi në gjuhë të ndryshme, ishte temë me të cilën u manipulua politikisht dhe medietikisht jo për të goditur Serbinë, por për të goditur Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Mustafa. Tensioni psikologjik që krijuan politika, mediet dhe portalet e kontrolluara nga strukturat mafiozo-politike, në fakt synonte përgatitjen e opinionit për t’u manipuluar në funksion të destabilizimit të vendit. Ky tren paraqitej aq me rrezikshmëri të lartë, sa që ia kalonte edhe rrezikshmërisë së futjes së takseve. Dhe sikur u harrua se gjatë qeverive të mëparshme jo që futeshin trena, por edhe futeshin edhe njësite speciale serbe dhe asnjëherë nuk janë politizuar dhe medietizuar sikurse ky tren. Dhe ky është një argument dhe mundësi për të kuptuar bashkrendimin politik dhe medietik për të zhvilluar luftë speciale jo kundër Serbisë, por kundër Qeverisë që drejtohet nga kryeministri Mustafa, e që e kam theksuar vazhdimisht. Është po kjo klasë politike, ky korpus medietik dhe i portaleve që as që çanin kokën çka futej dhe nga futej në Kosovë, sepse një pjesë e tyre kanë biznese dhe interesa personale në veri, kurse tash kur Qeveria e Kosovës ka filluar që të vendosë ligjshmërinë dhe të ndërpresë edhe trafiqet e ndryshme dhe të cenojë interesat e mafia që kontrollojnë një pjesë të politikës dhe të medieve, politizojnë dhe medietizojnë maksimalisht negativisht çdo veprim dhe provokim që vjen nga Serbia.

Një shembull për të gjitha këto është edhe rasti i futjes së forcave speciale serbe në veri të Kosovës në qershor 2014 kur kryeministër ishte Hashim Thaçi. Këto forca speciale të Serbisë kishin hyrë si në shtëpi të tyre, ishin stacionuar në “Dolçe Vita”, kurse portalet e ndryshme, ndër to edhe Berat Buzhalës, jaranit të Kadri Veselit dhe kuvendar i PDK-së, e trajton si një çështje të parëndësishme dhe vetëm me pak rreshta. Kurse për futje trenash, futje mjetesh të tjera dhe zyrtarë serbë të Serbisë, ishin aq normale dhe as që i diskutonte kush. As që vinte në shprehje që të kishte politizimdhe medietizim maksimal negativ siç ka ndodhur gjatë këtyre dy viteve dhe siç po ndodh edhe me rastin e trenit serb.

Çështja e politizimit dhe medietizimit maksimal negativ të provokimeve serbe dhe të çështjeve të tjera që mund të shërbenin për qëllime të luftës speciale kundër Qeverisë së Kosovës, mund të kuptohet edhe nga askpekti tjetër: i minimizimit të vendimeve dhe të veprimeve pozitive të kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Kosovës, siç është rasti edhe me çështjen e ndalimit të trenit. Edhe pse kryeministri Mustafa dhe Qeveria e Kosovës ishin të angazhuara dhe kishin marr vendime për të mos lejuar futjen e trenit serb  në Kosovë, mediet dhe portalet e kanë minimizuar absolutisht, dhe po i bëjnë jehonë manipulimit apo duplifikimit të vendimeve të kryministrit dhe të Qeverisë nga ana e Hashim Thaçit. Në fakt, edhe konferenca e jashtëzakonshme e kryeministrit Mustafa është paraqitur si një moment i izoluar dhe sikur po provohet të harrohet.

Një çështje tjetër që u vu re edhe me këtë rast, është edhe çështja e duplifikimit të vendimeve të kryeministit Mustafa apo të Qeverisë nga ana e të tjerëve, në këtë rast e Hashim Thaçit. Unë nuk di të ketë marrë Hasshim Thaçi ndonjë vendim, por veprimi i tij duke kopjuar dhe duplifikuar kryeministrin Mustafa. Dhe kjo ka një histori të hershme, që publikisht dihet që nga rasti i vazhdimit apo jo të vendeve të rezervuara për komunitetet etnike, në Kuvendin e Kosovës. Siç dihet, hashim Thaçi nuk kishte guxuar të deklarohej vetë për këtë çështje, por ishte fshehur mbrapa deklarimit të kryeministrit Mustafa. Në fakt, Hashim Thaçi që atëherë ishte kryeministër, kishte thënë se nuk mund të ishte po vazhdimit të vendeve të rezervuara, po qe se nuk do të pjtohej edhe Isa Mustafa. Dhe në vazhdimësi, hashim Thaçi, por edhe Kadri Veseli janë munduar të imitojnë, të kopjojnë, të duplifikojnë dhe të përvetësojnë meritat për punët e mira të bëra nga Qeveria e drejtuar nga kryministri Mustafa. Dhe një rast tjetër ishte ligji për “Trepçën”, meritat për të cilin provoi shumë t’i merrte Kadri Veseli, edhe pse PDK dy mandate kishte drejtuar Qeverinë dhe nuk kishte mundur të merrej me “Trepçën”.