Politikanët gjeorgjian rrahën me grushte gjatë një debati politik që po transmetohej drejtpërdrejt (Video, +16)

22.09.2016 18:59:42

Gjatë një debati politik që po transmetohej drejtpërdrejt, dy politikanë kishin humbur durimin dhe kështu kishin përfunduar duke u rrahur me grushte.

Pamjet ishin transmetuar drejtpërdrejt gjatë të enjtes mbrëma, kur dy deputetët Gjeorgjian u nxehen shumë gjatë debatit dhe përfunduan duke u rrahur keq, transmeton Telegrafi.

Vendi është duke u bërë gati për zgjedhjet që do të mbahen më 8 tetor, dhe duket se debati politik ua ngriti nervat politikanëve Vepkhia Gurgenishvili nga Partia e Lëvizjes Demokratike dhe Polad Khalikov.

Gjatë debatit që po transmetohej drejtpërdrejt, Khalikov mund të dëgjohet duke e quajtur kolegun e tij Gurgenishvilli “ndyrësirë”.

Në ato momente Gurgenishvili humbi durimin dhe e gjuajti me stilolaps ,dhe kështu pas disa sekondave që të dy u ngritën në këmbë dhe filluan të godasin njëri-tjetrin me grushte, duke e shndërruar studion televizive në arenë boksi. /Telegrafi/