Polonia nën ethet e ‘lopës së çmendur’

05.02.2019 13:02:30

“Shfaqet në Poloni sëmundja e ‘lopës së çmendur’, e njohur ndryshe si BSE edhe pse rasti i izoluar nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut”, tha të hënën veterinarja kryesore e Polonisë. Rasti u zbulua më  24 janar gjatë një shqyrtimi rutinë. Autoritetet polake thanë se BSE është shfaqur spontanisht në të gjitha popullatat e kafshëve me një frekuencë shumë të ulët dhe si e tillë nuk ka ndikim në vlerësimin e rrezikut BSE në Poloni.

Pas publikimit të rastit, ekspertët e BE mbërritën të hënën në Poloni për të hetuar rastin në fjalë. Gjithashtu u kryen kontrolle në thertoret polake sepse dyshohet se ato i janë shmangur kontrolleve dhe përbëjnë rrezik për eksportin e mishit në 13 vende që janë anëtarë të Bashkimit Evropian .

Zbulimi i BSE tek lopët britanike bëri që Bashkimi Europian të urdhërojë një embargo mbarëbotërore mbi mishin dhe derivatet e tij në 1996, pasi u mësua se BSE mund të transmetohet tek njerëzit në formën e sëmundjes Creutzfeldt-Jakob, e cila mund të jetë vdekjeprurëse.  Embargoja në Evropë u hoq në vitin 1999.