Pompeo: SHBA është e gatshme të veprojë në vetëmbrojtje, nëse sulmohet në Irak

16.03.2020 20:33:35

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i tha kryeministrit Irakian se SHBA është e gatshme të veprojë në vetëmbrojtje, nëse sulmohet në Irak.

Sipas mediave të huaja, Pompeo ka folur me Kryeministrin e Irakut, Adil Abd al-Mahdi të dielën, ndërsa i bëri thirrje të përmbushë detyrimet për mbrojtjen e trupave të koalicionit që punojnë në vend, për të mposhtur ISIS-in, dhe të identifikojë grupet përgjegjëse ndaj sulmit me raketa javën e kaluar që plagosi tre anëtarët e shërbimit amerikan.

“Këto veprime nuk do të tolerohen dhe grupet përgjegjëse duhet të përgjigjen”, shkroi Pompeo në Twitter.

Thirrja të dielën erdhi pasi SHBA dhe anëtarët e shërbimit të Irakut u plagosën në një sulm me raketa në bazën Camp Taji, në veri të Bagdadit.

Tre anëtarë të shërbimit amerikan pësuan lëndime, deklaruan të dielën nga Departamenti i Mbrojtjes, duke shtuar se dy prej tyre u plagosën rëndë dhe po trajtohen në një spital ushtarak amerikan në Bagdad.