Populli dhe radhitjët banditeske?!

18.11.2017 11:10:23

Nga Skënder MULLIQI

Ne secilën shoqëri demokratike kur publiku apo mediet arrijnë të zbulojnë një paligjshmeri ndonjë veper kriminale apo korruptive , pushteti është ia i cili reagon menjëherë, duke i dërguar rastët të gjyqësori si organi kryesor për zgjedhjen e veprave jashtëligjore.

Në sistemin e kaluar socialist një vepër e cila është konsideruar jashtëligjore , organet jo vetëm që e kan arrestuar përsonin, por e kan kërcënuar atë edhe më familje.Pushteti në sistemin totalitar ka reaguar më shumë nga frika e rrezikimit të shëmbjes së sistemit. Këto pushtete tash nuk po i frikësohen askujt. Individët e cakuar në pushtet po e plaçkitin pronën shtetërore duke e kthyer sistemin autoritar , I cili mund të quhet ndryshe edhe radhitje banditeske.Të gjithë e dimë së të gjithë ata të cilët bien ndesh më ligjin dhe kushtetutën e vendit janë banditë.

Shumë në administratën shtetërore , në ndërmarrje shoqërore , ndërmarrje private po sillën si banda, kurse politika , policia dhe gjyqësori po vihen dashur apo pa dashur në mbrojte të veprave të tilla kriminale dhe korruptive .Patem dhe po kemi shumë vepra criminale e korruptive deri më tash, dhe pak kush dha përgjegjësi para organeve tona të drejtësisë.Se bëhët fjalë për rreshtime banditeske fletë e dhëna së ka përsona të cilët punojnë në institucione shtetërore më vite të tëra si të dyshuar për korrupcion , e pushtetit kjo aspak nuk po i pengon.

E dhëna tjetër së kemi të bëjmë më rreshtime banditeske është fakti së qytetarët nuk po kan mbrojtje të nevojshme , dhe nuk po janë të barabartë para ligjit. Edhe nese qytetarët ankohen të organet për ndonjë të padrejtë , ose paligjshmeri , zëri i tyre po has në vesh të shurdhër.Të vetmën të drejtë zakonore që mund të realizojnë qytetarët është ti paguajnë dënimet e shkaktuara në komunikacion! Të drejtat tjera janë të pakëta. Kjo radhitje banditeske ka shkuar aq largë më veprimet e veta sa që po i largojnë punëtorët nga puna pa asnjë paralajmërim , pa asnjë të drejtë ligjore, dhe as që po respektohet ligji i punës. Shumica sot pyesin , për çka po ndodhë kjo dhe si ka mundësi që kaq shumë po veprojnë këto radhitje banditeske në Kosovë ?

Është e mjaftueshme ti shikosh kuadrotë e partive politike të cilat e përbëjnë pushtetin, ti shikosh së cilët janë sot biznismenë .Shumë nga të dyja këto kategori janë hajna dhe profitera në kurriz të popullit dhe këta të dytit profitera dhe kriminelë të cilët po e shfrytëzojnë mundin dhe djersën e punëtoreve për tu pasuruar. Ne pushtetet e pas luftës po dominojnë në menyrë ekstreme kategoritë e dyta apo të treta të kësaj radhitjeje të shprehem ashtu , njerëzit të cilët nuk janë të zotët dhe as nuk janë të shkolluar . Këto kategori njerëzore nuk e kuptojnë demokracinë , nuk e kuptojnë së çka është sistemi shumëpartiakë, nuk dinë qka është shteti, dhe nuk dinë qka është pushteti, dhe as që dojnë ti kuptojnë rregullat demokratike të sjelljës. I kan mbjellur dhe po i kultivojnë më të madhe programet totalitare.

Përpara këta neokomunista iu kan frikësuar udhëheqesëve të tyre komunist , e tash pasi që ata nuk janë më në jetë, e këta janë në pushtet, nuk po i frikësohet askujt. Pushtetin po e mbajnë kryesisht më kushtëzime , më mito dhe më struktura dhe para struktura të dëgjueshme , të cilët po i përgjojnë të tjerët, po i fotografojnë dhe po shikojnë kush qka punon kundër tyre .Një shumice ua kanë shpërlarë trurin dhe po i heshtin duke i strukur në një kënd. Deri sa të fillon të funksionon si duhet shteti ligjor, nuk do të na hiqën qafe radhitjet banditeske.Populli po pëson, dhe në mënyrë masovike bashkë më fëmijët e tyre po largohen nga Kosova, duke mos i lënë ata në duar të bandave.

Lufta ka qitë në sipërfaqe logjikë të posaqme më njerëz të posaqem, të cilët po bazohen në kriterin “sa më keq , aq më mirë”. Populli edhe sot pas shumë vitësh në liri, po jeton në iluzione dhe mashtrime të servuara . ’Elitat” po shërbehen më rrefime tashmë shumë bajate .Kjo “Elitë” pa u penguar nga askush po vazhdon më gënjeshtra dhe më hajni.Plaçkitja e pronës shoqërore i ka ikur kontrollit.

Edhe mediet e pushtetit po punojnë sikur dikur.Dikur këto medie kan prodhuar armiqë të popullit, sot po prodhojnë tradhëtar të kombit.Një pjesë të popullit kan arritur ta konfrontojnë më të tjerët, nje pjesë po e kushtëzojnë më punësim , nje pjesë është inertë dhe i pa interesuar për rrjedhat politike dhe ekonomike, kurse një pjesë është futur në vallën e interesit.Ideologët komunist në kohën e tyre kan thënë :”I mirë është sistemi , por populli është i keq”!

Kurse materjalistët e sotëm kan krijuar shkolla të mbrapshta partiake për ti lënë popullin analfabet potencialë.Shumica e popullit po konsiderohen nga “Elita” si tepricë teknologjike, prandaj edhe mund të largohen lirisht nga vendi. Tokat kan mbetur shumica djerrina , bujqësia ka rënë në shkallën më të ulët, komunarët janë bërë njerëz të kulturës , policia , gjyqësori dhe administrata shtetërore nuk po funksionojnë ashtu si duhet, politika dhe ekonomia janë futur në qorrsokak nga këto “elita” te deri më tash të pa prekshme …