“Populli izoloi më në fund Ramën dhe korin e tij të bretkocave, fundi është afër”

28.01.2018 17:55:47
Përmes një statusi në rrjetin social, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shkruan se më në fund, protesta popullore e ditës së djeshme ndau qytetarët e revoluar nga kori i bretkocave që shtrihen përgjatë “atleteve” të kryeministrit, të cilat kanë vetëm një qëllim, të kthejnë vendin në një moçal të madh kolektiv.

Vasili shton se ishte morali i qytetarëve ai që mbizotëroi në protestën e opozitës, duke bërë të mundur që qeverisja e të majtëve të goditej kësaj here fuqishëm. Deputeti i LSI-së flet për fundin e kryeministrit Rama duke thënë se çasti nuk do të vonojë.

Për më tepër lexoni statusin e Vasilit:

Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkocat perqark tij.

Protesta vuri perballe nderin e moralin e qytetareve ne njeren ane dhe nga ana tjeter kryeministrin e kriminalizuar, te vetmuar, te izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij, te shplara nga dinjiteti e qe rrine poshte atleteve te tij vetem per ca para te ndyta me shume.

Morali i qytetareve nga njera ane dhe amoraliteti i kryeministrit u ndane nje here e mire.

Kjo ishte nje fitore kaq e madhe, qe kalon cdo fitore tjeter sepse kryeministri dhe kori i bretkocave, qe kuasin perqark tij kerkonin qe Shqiperia te kthehet ne nje moçal te madh kolektiv ku ata te gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar,te ushqyer nga narkothelat dhe ne sherbim te perulur te vetmitarit te madh qe ka zaptuar qeverine.

Ky eshte hapi me gjigand qe populli beri dje duke e vene qoshe te vetmuar dhe te izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij.Fundi eshte i pashmangshem dhe eshte shume afer….