“Porta për në Ferr” – shfaqja që çoi më këmbë publikun prizrenas

29.05.2019 00:16:29

Teatri i Qytetit në Prizren, po vazhdon të shënojë suksese të mëdha me shfaqjet e shkëlqyra që po shfaq jo vetëm  në këtë qytet të njohur të kulturës shqiptare!

Në sallën e mbushur plotë në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berishs” ky teatër shfaqi komedinë politike ” Porta për në Ferr” të autorit, Bejtë Krasniqi, më regji të regjisorit Luan R. Kryeziu, dhe më ndihmësregjisor Kemajl Rysha.

Në këtë shfaqje teatrore, në mënyrë brilante janë trajtuar fenomene të ndryshme në Kosovë, siç janë hajnia e parë edhe nga niveli i një grupi plaçkitës, por edhe të nivelit politik.

Një grup plsçkitësish që i kishin bërë bashkë ëndrrat e shuara për të bërë një jetë normale si njerëz normalë, i përbërë nga katër veta: Tani (Vllaznim Bytyçi), profesor i Dan (Hasim Iballi) që kishte ëndërruar themelonte një shkollë, Klea (Alma Lleshi – Macula), dhe Lena (Arbëresha Berisha), sapo kishin përfunduar një aksion plaçikrjeje, dhe vendosën të kryenin edhe aksionin tjetër, ndoshta të fundit.

Kësaj radhe do të plapkitnin një biznesmen të njohur, Hamiti (Kemajl Rysha), dhe gruan e tij, Suzanën (Verona Saramati)  por kur shkojnë në Shtëpinë e tij, gjejnë bashkë edhe një ish-,ministër në qeverinë në ekzil, Bekimi ( Ramush Rushiti),një politikan që kish bërë politikë edhe nën Serbinë, Enveri (Fikret Ramaj),  dhe një gazetar dhe botues të njohur, Isaku (Driton Hoxha), duke luajtur bixhoz.

Nëpërmjet kësaj skeme në mënyrë të sintetizuar dhe më cinizëm e më ironi ishte vënë në spikamë bashkim i i gjithë këtyre në biznese dhe në lojën e bixhozit, e që ishte jo vetëm lojë e thjeshtë  bixhozit, por edhe e bixhozit më Kosovën.

Dhe për ta bërë më të plotë skenën korruptive, është momenti i korruptimit të policit , (Shkumbin Çoçaj), i cili pasi mori një shumë parash, grupin e plaçkitësve i la të iknin, dhe kur erdhi Rreshteri (Beqir Bekteshi), nuk pa asnjë njeri.

Edhe për nga humori, satira dhe profilizimi karakterologjik, kjo shfaqje u mirëprit më duartrokitje nga publiku i shumtë në sallë, duke dëshmuar suksesin e saj.

Skenografinë e ka përgatitur Luan R. Kryeziu, kostumet  – Arbëresha Berisha, efektet dhe muzika Alma Lleshi – Macula, teknik skene, Driton Hoxha, dhe ndriçimi, Fikrim Menekshe.