Portali pranë LSI, publikon draft-marrëveshjen për zgjidhjen politike!

14.05.2019 00:13:40

Gazeta Shqip Online publikoi sot një draft-marrëveshje, me 7 pika ku është propozuar nga opozita si zgjidhje emergjente e situatës politike.

Draft-marrëveshja iu referua disa burimeve konfidenciale të opozitës ,ndërkohë që Partia Demokratike ishte e para që reagoi kundër këtij drafti. Nëpërmjet një deklarate për media në orët e vona, PD u shpreh se nuk ka asnjë draft-marrëveshje me Ramën, dhe se lajmi është i pavërtetë.

Në fakt, nëse drafti nuk do të ishte i vërtetë, atëherë përse një portal në pronësi të një botuesi të rëndësishëm, dhe që është afër LSI, e ka botuar në një media që ai e kontrollon?!

Kësaj pyetje t’i përgjigjet Partia Demokratike, e cila mes luftës së brendshme, zgjedh të mohoj ekzistencën e këtij drafti që ende nuk është hedhur në diskutim me qeverinë.

Më poshtë gjeni shkrimin e portalit, që një pjesë e mirë e dinë se është në pronësi të një botuesi, i afërt me LSI: