Portieri i “Manchester-it” përplas ‘Lamborghini-n’ 170 mijë paundë, shpëton për mrekulli

20.01.2020 17:08:30

Portieri i Manchester United, Sergio Romero ka pësuar një aksident me makinën e tij sportive me vlerë 170.000 paundë afër kompleksit stërvitor të klubit, këtë të hënë në mëngjes.

Romero, i cili është portier i dytë pas De Geas, u fotografua këtë mëngjes duke qëndruar pranë Lamborghinit të të tij, në krah të rrugës.

Makina dukej qartë se kishte pësuar dëme serioze, pasi kishte kaluar tejpërtej barrierën anësore të rrugës. Klubi i Manchester United ka konfirmuar se lojtari nuk është lënduar.