Portreti i vitit 2016: Artistët e vdekur dhe ngjarjet më të rëndësishme në botë

28.12.2016 16:49:49
Viti 2016 ishte i pamëshirshëm ndaj botës së artit, në këtë vit vdiqën shumë yje të muzikës dhe të filmit, por edhe pati ngjarje të rëndësishme në botë.

Një artist britanik, Chris Barker ka bërë përmbledhjen e të gjithë yjeve që u shuan në vitit 2016, duke përdorur artin e tij në një portret “Sgt Pepper s Lonely Hearts Club Band”.

Aty shihen të gjithë artistët e mëdhenj të huaj, në mesin e tyre është edhe aktorja Carrie Fisher, e famshmja Princess Leia nga “Stars wars”, por edhe të gjithë ata që lanë gjurmë të pashlyeshme në botën e artit, transmeton lajmi.net.

Në profilin e Chris Barker, gjendet fotografia apo portreti i vitit 2016, në të cilin ai gjithashtu ka përfshirë edhe ngjarjet më të rënda dhe më të rëndësishme që i ndodhen botës në vitin 2016.

Për më tepër portretit të tij i ka bashkangjitur edhe një album me këngët hite të artistëve që mbas vetës lan një bagazh të madh me vepra të ndryshme të mëdha që disa prej tyre ndryshuan botën.