Portugali, sulmohet stacioni i policisë në shenjë revolte kundër dhunës së ushtruar ndaj të zinjve

22.01.2019 23:36:04

Portugezët kanë protestuar kundër policisë për dhunën e përdorur ndaj të zinjve.

Gjatë këtyre protestave disa persona të panjohur kanë hedhur bomba benzine në një stacion policor qytetin portugez Setubal si dhe kanë djegur disa vetura, njofton Klan Kosova.

Protesta kundër racizmit ka përfunduar me përleshje.

Policia në një deklaratë tha se tri bomba benzine shkaktuan dëme në stacion në orët e hershme të mëngjesit të së martës por askush nuk u dëmtua.

Deklarata shtoi se hetimi i tyre nuk mund të përfundojë se këto veprime nuk mund të lidhen me bastisjen e policisë në një lagje që kryesisht ka qenë e banuar nga të zinjtë, në periferi të kryeqytetit.

Të dielën, policia iu përgjigj një thirrjeje për një grindje midis dy grave dhe hyri në lagjen “Xhamajka” në Seixal, ku thuhet se ata gjuajtën ndaj disa të rinjve.

Një video e publikuar në internet tregoi policët duke rrahur disa persona të zinj. Katër banorë lokalë dhe një oficer policie pësuan lëndime të lehta.

Një person u arrestua dhe më pas u lirua.