Prandelli jep dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh te Valencia

30.12.2016 20:02:32

Prandelli është tërhequr nga posti i trajnerit te Valencia. Trajneri italian largohet duke surprizuar të gjithë, më 30 dhjetor, vetëm tre muaj pasi u ul në stolin e spanjollëve. Në këtë moment është duke u negociuar prishja e kontratës me klubin. Që kur mbërriti në “Mestalla” ai ka udhëhequr Valencia-n në tetë ndeshje të La Liga-s, me vetëm një fitore, tre barazime dhe katër humbje. Në dy ndeshjet e kupës, kundër Leganes, ai fitoi dy herë duke kaluar në 1/8-at.

Trajneri italian të premten në mëngjes ështët akuar me drejtuesit ku dhe shprehu nevojën për të forcuar ekipin në mënyrë të menjëhershme për t’u munduar që të përfundojnë sa më mirë një kampionat të filluar keq. Tekniku kishte kërkuar plot pesë lojtarë por klubi i siguroi vetëm afrimin e Zaza për shkak të Fair Play financiar. Pas takimi tekniku ka vendosur të prishë kontratën me klubin. Pas dorëheqjes së Prandellit, ekipi do të drejtohet nga Voro.