Pranga shqiptarit, përfitonte 400 euro në ditë nga prostitucioni i minoreneve

04.08.2016 15:39:41
Një shqiptar dhe një shtetase rumune janë arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Sipas mediave italiane, shqiptari është Besnik Metushi, 28 vjeç.
Ai u arrestua në Torino, së bashku me vajzën rumune, pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar vajza minorene për prostitucion. Sipas mediave italiane, shqiptari përfitonte mesatarisht 400 euro në ditë nga secila minorene që shfrytëzonte për prostitucion duke arritur një shumë të ardhurash mbi 10 mijë euro në muaj.

Shqiptari-Torino