Prangosen disa persona në dy aksione policore

29.06.2018 16:51:53
Me qëllim të luftës kundër të gjitha dukurive negative Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, kanë realizuar operacionin policor të koduar “URA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar.

Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ të sanksionuara nga neni 372 i KPRKsë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar në këtë rast janë M S. lindur me 1972 , J. G. lindur me 1982, Sh. K. lindur me 1974 -m/sh/k

Lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë kontrolluar 3 (tri) lokacione shtëpi me objekte përcjellëse të ndryshme në Skenderaj, me ç ‘rast janë sekuestruar:

6 armë (1 AK 47, 3 të gjata, 2 revole),

municion 271 cal të ndryshëm,

7 karikatorë.

Tre personat e dyshuar për kryerjen e veprave penale janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.

Ky operacion policor është mbështetur nga njësitet speciale operative, njësitet me qenë (K 9) dhe njësitë e rajonit të Mitrovicës.

Policia e Kosovës konfiskon mbi 32 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe arreston një person të dyshuar

Në një njoftim teatër, policia ka treguar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 qershor 2018, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike’, neni 275 , 281.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është: S. G – 1976.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Gjilanit, me ç’rast, në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kontrolluar disa lokacione të dyshuara, ku gjatë kontrollit të tyre tek i dyshuari është gjetur sasi e substancës narkotike e vendosur në dy çanta.

Njësiti i Krim-teknikës ka bërë konfiskimin e sasisë së narkotikëve, ku pas testimit ka rezultuar të jetë marihuanë. Vlera e përgjithshme e marihuanës është 32500 gramë apo  (32.5 kg).

Ndërsa në konsultim me kryeprokurorin e shtetit, në Ferizaj i dyshuari është arrite të arrestohet dhe të dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/