Pranuan telefonatë për një burrë të armatosur duke shëtitur në qendrën tregtare...

Pranuan telefonatë për një burrë të armatosur duke shëtitur në qendrën tregtare në Paris, policia franceze evakuon zonën përreth

30.06.2020 12:54:19

Në një qendër tregtare në Paris më saktësisht në Le Defans për shkak të një telefonate se brenda qendrës është një burrë i armatosur i cili po shëtitet, policia ka ndërmarrë një aksion, shkruan Reuters.

Për shkaqe sigurie policia ka zbrazur qendrën tregtare, kurse stacioni i metrosë në Defans po monitorohet nga forca të shumtë të policisë

Mediat franceze raportojnë se qendra tregtare është evakuuar plotësisht, e në një postim të policisë thuhet se kërkohet nga qytetarët të shmangin këtë zonë derisa të mos përfundoj aksioni i policisë.

Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen një sërë videosh nga vendi i ngjarjes, ku shihen se si policët po kryejnë hetimet, derisa hapësira të caktuara të qendrës tregtare janë mbyllur me shirita.